Vendosni fjalën kyçe....

David McAllister në takimin me Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare


Në takimin e sotëm të zhvilluar online me kryedemokratin Lulzim Basha, zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, theksoi se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme.

McAllister shprehu besimin te Basha, se do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Ai u tha demokratëve se kanë mbështetjen e Partitë Popullore Europiane në ditët e ardhshme.

 “I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri. Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij.

Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë.

Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë që ju do të mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane.”- tha David McAllister.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *