Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet anëtari i LSI-së në Poliçan, akuzon vëllain dhe nipin e kryetarit të Bashkisë


Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Poliçanin, Luan Tare Pitikoja është dhunuar ditën e sotme.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili bën përgjegjës Rilindjen e Bashkisë Poliçan.

Pitkoja ka qene duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.

Postimi i plotë:

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës. I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!

Raportohet se Pitkoja ka qene duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim. Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

“Isha duke ikur për në shtëpi. Pa hyrë te hyrja më dolën nja 7 çuna, më thirri njëri, e pashë që ishte për qëllim për të më goditur, u ngjita, por më kapën. Më kanë rrahur dhe më kanë bastarduar. I njoha, ata kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë, njëri ishte nipi i tij dhe sorollat të tjerët. Pastaj mora në telefon 129. Kur vjen policia, erdhi vëllai i kryetarit nuk lë linte të bëja denoncimin dhe më goditi. Unë u kam shpëtuar, u thashë policëve mbajeni sa të hyj në shtëpi. U thashë aman vdiqa jam me zemër. Më dhimbte shpirti.  Më thanë do ta mbash kepelen e LSI-së më? Kanë tre muaj që më bëjnë presion, më kanë futur njerëz, “i kemi mbajtur ne, ama do të vrisnin do të bënin”. Ka tre muaj që ka filluar fushata. Më dhemb koka shumë”- tha ai

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *