Vendosni fjalën kyçe....

“Drogë e mijëra fara kanabisi”- Goditet grupi kriminal në Shkodër, pranga 4 personave (VIDEO)


Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal, të akuzuar për kultivimin dhe shitjen e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perash” u aarrestuan katër persona, dhe u sekuestruan 20 kilogramë kanabis, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celulari.

Të arrestuarit janë shtetasit: Artan Marku, 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër; Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër; Drilon Halilhakaj 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër; Dodë Frroku, 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Policia thotë se “Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se të arrestuarit në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.”

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Atij shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *