Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Elbasan ku Pjerin Xhuvani u ekzekutua me armë teksa ecte në këmbë në lagjen ‘5 Maji’.
Sipas Gazetës Tema, personi që qëlloi për vdekje ish-anëtarin e LSI-së e që kohët e fundit kishte kaluar me PS-në është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.
34 vjeçari i lindur në Tropojë, kishte ardhur në qytetin e Elbasanit për të ndihmuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike.
Gazeta Tema citon burime të sajat në rangje të larta të Ministrisë së Brendshme. Të lënduar gjatë të shtënave kanë mbetur edhe dhëndri i Xhuvanit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit si dhe efektivja e Shqiponjave, Xhensila Sota.