Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i LSI-së Blenard Nonaj: Klosi merr meritat, por kërkesën për segmentin Skrapar-Korçë e ka bërë ish-kryebashkiaku


Sipas kandidatit të LSI-së për deputet në Berat, Blenard Nonaj, kërkesën për segmentin rrugor Skrapar-Korçë në TAP e ka bërë ish-kryebashkiaku i Bashkisë, Nesim Spahiu dhe jo ministri Blendi Klosi.

Ky reagim erdhi pas arritjes së marrëveshjes mes TAP-it dhe qeverisë shqiptare për lidhjen Korçë-Skrapar-Berat.

Nonaj thotë në një postim në Facebook, se ish-kryebashkiaku i LSI-së Nesim Spahiu u angazhua për ndërtimin e kësaj rruge, kurse ministri Blendi Klosi i jep meritat vetes nga paniku i humbjes më 25 prill.

“Ministri Klosi, i cili do të mbahet mend gjatë si ministri i furgonave të miellit dhe makaronave, kishte nxituar të mburrej në media, se TAP ka konfirmuar ndërtimin e rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.

Ne fakt i kujtojmë z.Klosi se ky nuk është as një lajm i ri, dhe as një arritje e re për të.

Kërkesën drejtuar TAP për ndërtimin e kësaj rruge e ka bërë ish-kryetari i Bashkisë se Skraparit, z.Nesim Spahiu, që në nisje të projektit TAP, ku z.Spahiu u angazhua zyrtarisht dhe fuqishëm për ndërtimin e kësaj rruge.

Ne e kuptojmë panikun dhe gjendjen e vështirë politike dhe elektorale që Rilindja dhe Z.Klosi kanë në Qarkun e Beratit, ku i pret një humbje shumë e thellë në 25 Prill.

Dhe nuk mërzitemi nëse Klosi ja atribuon vetes meritat për ndërtimin e kësaj rruge.

Sigurisht nuk do të merzitemi edhe nese ai, do të deklaronte se TAP-in në Shqipëri e solli qeveria Rama dhe vetë Klosi personalisht, ndërkohë që të gjjthë shqiptarët e dinë shumë mirë se ishte qeverisja PD-LSI ajo që mundësoi ardhjen e këtij projekti gjigand, që gjeneroi mijëra vende pune dhe miliona euro investime në Shqiperi.”- shkruan Nonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *