Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Që kur Taulant Balla u bë drejtues politik në Elbasan qytetarëve po u dhunohet jeta


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka thënë se shkak për situatën e agravuar në Elbasan është bërë Taulant Balla.

Sipas saj drejtimit i qarkut të Elbasanit nga Taulant Balla ka bërë që elbasanllinjtë të kenë të vështirë të pranojnë dhunimin e jetës.

Ka qenë drejtues i LSI në Elbasan deri në vitin 2015, kur ra në burg dhe ne e përjashtuam. Pas 2015 nuk është angazhuar më me LSI, por me strukturat e tjera politike. Dikur ka qenë dhe në pauza, ndërsa tani në fushata. Ishte mjek psikiatër, një familje e madhe elbasanllie, gruaja mjeke dhe vajza e tij një studente e shkëlqyer.

Thelbi qëndron në strategjinë që ka ngritur PS në Elbasan. Është shumë e vështirë për të ndryshuar situatën dhe duhet një ndërhyrje e shpejtë e strukturave të shtetit, atyre të pakapura.

Mjafton të lexosh atë status që ka bërë Aurel Bylykbashi, kupton shumë mirë se çfarë ka ndodhur me ardhjen e Taulant Ballës në Elbasan, gjë që për hir të së vërtetës elbasanllinjtë e kanë shumë të vështirë të pranojnë mentalitetin e dhunimit të jetës, të shoqërisë, të shumë gjërave të tjera.

Dhe ndoshta në moment të menjëhershëm nuk ta japin reagimin dhe është normale, sepse nuk gjen dot mbështetje ku diku kërcënohesh, shantazhohesh apo intimidohesh. Pastaj vjen situata, ku njerëzit nuk reagojnë më, por gjejnë momentin, ose nëpërmjet votës, ose nëpërmjet kësaj që është më e rënda për ne, largimin.

Njerëzit të ua marrin lekët, dhe votën të mos ua japin. Ata i vënë një çmim 4 viteve të jetës së tyre. Është edhe qyteti që ka largimet më të mëdha. Elbasani duhet të ishte një nga qytetet pararojë për ekonominë shqiptare”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *