Kanë dalë emrat e personave që mbetën të plagosur në Elbasan ditën e sotme pas një konflikti ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Katër të lënduarit janë dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç dhe efektivja e ‘Shqiponjave’ Xhensila Sota, 27 vjeç.
Sipas policisë së Elbasanit Xhuvani është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti.
Autori i vrasjes Arbër Papleka, i cili është ndaluar nga policia ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi është qëlluar i pari nga pala tjetër.