Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Ramës: Po u prek edhe një votë e vetme s’do gjesh vrimë ku të futesh, banda e Kavajës e lidhur me ty


Presidenti Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të Fierit e Mallakastrës që të bëhen gati që me të në krye të mbrojnë votën nëse preket qoftë edhe një e tillë e vetme.

Ai nxorri një foto të publikuar dje më herët nga PD-ja ku tregoheshin disa nga personat e përfshirë e sekretarit të degës së PD-së në Kavajë.

Kreu i shtetit tha se banda është e lidhur me Rilindjen ndërsa e paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse preket edhe një votë e vetme nuk do gjejë vrimë ku të futet.

“U thuaj grave e burrave të Fierit e Mallakastrës që të mprehin ato kosoret, sopatat që kanë ata dhe nëse preket një votë e vetme atëherë me në krye presidentin do mbrojnë votën. Ne e dimë kushe  bëri Shijakun e Dibrën që mban peng gjithë Shqipëerinë. Dua t’i them Ramës që i arrestove tre rrugaçët në Kavajë pas ulërimave të mia. Më akuzove se nxis dhunën në Kavajë ndërkohë që i dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, dy prej të cilëve punojnë në bashkinë e Kavajës kurse tjetri i lidhur me narkotrafikantët. Ky është shtabi i dhunës e Rilindjes në Kavajë. Policia të lërë lodrat se ngjarja nuk ka ndodhur për motive të dobëta. Asnjë njeri që do përfshihet në krim zgjedhor nuk do punojë dot më në administratën qendrore e vendore të Shqipërisë. Nuk dua jo vetëm një pikë gjaku, po as një pikë loti për zgjedhje. Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do ia jap edhe mandatin e presidentit. Ama u prek një votë, Rama nuk do gjejë vrimë ku të futet.”  – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *