Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje për rikthim në normalitet në Elbasan


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një reagim për ngjarjen e Elbasanit ka thënë se situata është kritike në disa dita përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta tha se Elbasani është kthyer në një nga qytetet më problematike dhe rezultat i kësaj është njëanshmëria e policisë dhe prokurorisë.

Ndër të tjera Presidenti i shprehu ngushëllime familjes së viktimës dhe bëri thirrje që gjithçka të kthehet në normalitet.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarisë është kthyer në një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e Shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *