Vendosni fjalën kyçe....

Nuk është skandal seksual, por një protestë – Zyra e kryeministrit francez mbushet me të brendshme grash (FOTO)


Kryeministri francez Jean Castex është mbushur plot me të brendshme femrash këtë javë, pas një proteste nga bizneset e vogla të mbyllura në gjithë Francën.

Pronarët e dyqaneve të vogla të veshjeve në të gjithë Francën, të cilëve qeveria u kërkon të qëndrojnë të kyçura për shkak të pandemisë, thonë se ato duhet të jenë në listen e bizneseve thelbësore.

Grupi protestues Action Culottée (Cheeky Action), ka hapur një faqe në Facebook ku pronarët e bizneseve kanë postuar letrat e tyre dhe fotot e mbathjeve përpara se t’i dërgojnë ato në postë.

Një pronar i një dyqani dërgoi dy palë të brendshme duke shkruar një mesazh mbi të dyja: “Unë jam i nevojshëm”.

Në një letër, ky grup argumenton se e gjithë tregtia është thelbësore, pavarësisht nga ajo që dikton qeveria.

“Ju do të gjeni të bashkangjitur me këtë letër një element të jetës së përditshme të konsideruar jo-thelbësor nga qeveria juaj: Mbathjet.”– lexon letra.

Ata pyesin qeverinë se a është kjo një çështje higjiene dhe mbrojtjeje.

 “Luleshitëset, shitësit e librave, parukierët dhe madje edhe dyqanet e regjistrimeve janë caktuar biznese ‘thelbësore’. Po brekët? A nuk janë çështje higjiene dhe mbrojtjeje?”- grupi tha në një njoftim për shtyp.

Grupi thotë se shpreson që kjo do të “paralajmërojë njerëzit për situatën shumë kritike të përjetuar nga qindra dyqane të brendshmesh në të gjithë Francën”.

Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran tha këtë javë bizneset jo-thelbësore mund të fillojnë të rihapen së shpejti, nëse janë në një zonë me rrezik të ulët për Covid-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *