Piloti britanik George Russell ka reaguar ashpër ndaj rivalit të tij në Formula 1, Valtteri Bottas, pasi dyshja u përfshi në një përplasje të fortë gjatë garës së dytë të sezonit në Imola.
Të dy, Russell dhe Bottas, ishin në 10 më të mirët në xhiron e 31-të kur u përplasën. Të dy pilotët humbën kontrollin e makinave dhe dolën jashtë gare.
“Çfarë dreqin po bënte? Sinqerisht, a është ai një idiot”, u kap duke thënë Russell.
Shpërthimi i tij nuk përfundoi aty pasi britaniku kërceu nga makina dhe u vërsul të zihej me finlandezin duke i goditur helmetën mbrojtësej. Bottas nga ana e tij “e përshëndeti” me një gjest fyes, rivalin duke i treguar gishtin e mesit.