Policia ka arrestuar të tre personat e dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku u plagos me pistoletë shtetasi Bledar Okshtuni, zyrtar i PD-së në këtë qytet.
Personi i cili ka qëlluar në drejtim të tij Ndriçim Jonuzi së bashku dhe me shtetasit Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla u vunë në pranga nga efektivët e këtij qyteti.
Jonuzi është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i dënuar me disa vite burg në Itali.
Ngjarja u cilësua si me prapavijë politike për shkak se ndodhi në selinë e PD-së në Kavajë. Autori i dyshuar i ngjarjes mëngjesin e sotëm disa orë pas kryerjes së plagosjes përgënjeshtroi se kishte ndodhur për motive politike duke theksuar konfliktin e çastit si arsye për sherrin që çoi në përdorimin e armës.