Vendosni fjalën kyçe....

Plumba drejt lokalit në Poro të Vlorës


Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Poro të Vlorës pasditen e sotme.

Predhat e armës së zjarrit janë qëlluar në drejtim të një lokali në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.N.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *