Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta njofton për Konferencë të Jashtëzakonshme pas incidentit me banderolat në Fier


Pas reagimit të tij për incidentit të shënuar sot në Fier për heqjen e banerit të LSI-së, presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme.

Kjo konferencë do të mbahet në orën 12:00, ndërsa nuk është e qartë nëse Meta është nisur pikërisht pas këtij incidenti, por e sigurt që bëhet fjalë për procesin zgjedhor.

“Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni live, në ora 12:00, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, lidhur me procesin zgjedhor të 25 Prillit.”- shkruan presidenti.

Vetëm pak më herët, Meta reagoi lidhur me incidentin e ndodhur sot në Fier, ku bashkia ka hequr një baner të LSI-së.

Ai u bëri thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *