Vendosni fjalën kyçe....

“S’pres asnjë rezultat nga SPAK-u, reformës në drejtësi s’do i preket asnjë ligj” – Meta


Presidenti Meta paralajmëroi komisionerët e opozitës që të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë procesit të numërimit të votave.

Ai tha se kanë nisur prej kohësh përpjekjet e kandidatëve të rilindjes për të kompromentuar komisionerët e opozitës e u bëri thirrje këtyre të fundit që të tregojnë shumë kujdes.

Kreu i shtetit e cilësoi kryeministrin Rama si rrezikun e vetëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Po kështu në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, Meta tha se nuk pret asnjë rezultat nga SPAK-u lidhur me denoncime e bëra për shkelje të ligjit e Kodit Zgjedhor gjatë kësaj fushate.

“Nuk shitet asnjë mandat i opozitës, nuk do preket asnjë votë as e opozitës as e PS-së. Procesi i numërimit është tejet delikat dhe komisionerët e opozitës të bëjnë shumë kujdes gjatë numërimit.

Ndërkombëtarëve ua kam bërë të qartë që me zgjedhje si të Dibrës e Shijakut Shqipëria nuk futet në Europë. Rreziku i vetëm i zgjedhjeve është Edi Rama. Nuk pres asnjë rezultat nga SPAK-u. Janë trefishuar denoncimet lidhur me krimet zgjedhore dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga SPAK-u. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do preket. Më 26 prill qeveria e re do punojë me ligjet që ka miratuar Edi Rama. Votën do e mbrojnë vetë shqiptarët. Për sa i përket faktit që mbaj kapuç është për shkak se pas stërvitjes unë bëj edhe pak sauna. Rama dhe gjithë ata që e rrethojnë le të vijnë se ka kaq kohë që i kam ftuar dhe të më tregojnë me kë takohem unë. Do kemi denoncime të tjera çdo dy-tre orë, sepse vijnë shumë të tilla nga qytetarët.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *