Nënkryetari i Partisë Demokratike Dega Vlorë, Lorenc Danaj, ka dhënë një prononcim për ngjarjen e ndodhur në fshatin Poro të Vlorës ku u qëllua me armë drejt një lokali.
Danaj thotë se meqënëse lokali është përdorur si bazë për takime elektorale të PD-së dhe me që pronari është pjesë e strukturave të kësaj partie përbën arsye që kjo goditje të ketë prapavijë politike.
“Pasditen e sotme qytetarë pjesë e strukturës, por edhe qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal ky që ndodhet pas meje, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së dhe ne për këtë arsye dhe të cedimit të sigurisë publike kërkojmë që të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin, por edhe për fazën që ndodhemi.
Për këtë arsye, në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, sepse po bëhen hetimet ai është duke u marrë në pyetje. Nga informacionet që kemi siguruar, në lokal ishin disa shtetas kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit, ky ambient është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar mbledhje tona këto janë arsye që kjo goditje ka prapavijë politike, duam zbardhjen e kësaj ngjarje“- tha nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj.