Vendosni fjalën kyçe....

Turku i dha lekë të riut në Vlorë që të siguronte vota për zgjedhjet e 25 prillit, procedohen penalisht të dy


Policia ka nisur një procedim penal ndaj dy të rinjve në Vlorë, të cilët akuzohen për krime zgjedhore.

Njëri prej tyre dyshohet se kishte marrë nga tjetri (ky i dyti një shtetas turk), shuma parash për t’i siguruar atij dhënien e votës prej të njohurve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. M., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *