Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Njësisë së Vaqarrit padit Këlliçin: Audiopërgjimi sajesë e ulët, Babale 2 do marrë dënimin e merituar nga SPAK-u


Kreu socialist i Njësisë së Vaqarrit, Gentian Myrta, e quan montazh të turpshëm dhe Babale 2 audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja ditën e sotme.

Ai tha se kjo ndodh ngaqë PD-ja ka frikë nga humbja dhe ka marrë në ndihmë montazhierët diletantë të SHQUP-it.

Myrta shton në reagimin e tij në Facebook se audiopërgjimi është një sajesë e ulët e do marrë dënimin e merituar nga SPAK-u.

“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit. Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales.” – shkruan Myrta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *