Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Vlora: Dilni votoni masivisht ndryshimin se ora e Ramës ka mbaruar, hapim negociatat me BE-në brenda 100 ditësh


Kreu i PD-së ka deklaruar nga Vlora se më 25 prill në vend do vijë ndryshimi duke u bërë thirrje qytetarëve mbarë vendit që të dalin e të votojnë masivisht.

Gjatë një tubimi përmbyllës në këtë qark, Basha tha se kryeministri Rama shkatërroi vendin në 8 vitet e qeverisjes së tij dhe orët e tij kanë mbaruar.

‘’Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madhe, paqësore, dinjitoze, për të vendosur, për t’i thënë Ramës boll më, boll më shkatërrim, dhe autorit të shkatërrimit dhe të hapin zemrat për ndryshimin. Cilin numër? 9. Është qyteti me emigracionin më të lartë Vlora, bijtë e bijat e Vlorës do të votojnë për të pasur këtu mundësitë europiane për shkollim, arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz. Rinia e Vlorës, jemi krenarë me ju, kemi besim tek ju, ditën e dielë për prindërit tuaj, për ndryshimin, për numrin 9. Për fermerët e peshkatarë, sipërmarrës, vlonjatë. Nuk ia dalin dot, në Vlorën e kapur nga njeriu që e kapi, e bëri naftën për vlonjatët më të shtrenjtën në botë, pas Singaporit e Suedisë. Për të çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, për t’i hequr terrorin e abuzimit të bandave. Për të çliruar, për të mbajtur Shqipërinë, votojmë cilin numër.” – tha Basha.

Më tej ai tha se qeveria e tij do hapë negociatat me BE-në brenda 100 ditëve të para të qeverisjes duke akuzuar kryeministrin që po u kthehet marifeteve të vjetra për të mbajjtur pushtetin me çdo kusht.

Basha theksoi se vendi do i kthehet normalitetit dhe se ketë rizgjim ekonomik e në çdo fushë tjetër.

“Mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni numrin 9, për Europën, numrin 9. Nga paniku Rama i është kthyer marifeteve të vjetra, me shpresën e rrënuar. Ne jemi bashkë, krah për krah, me gëzimin, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për shqiptarët, për Shqipërinë. Bashkë do t vazhdojmë, si qytetarë dinjitozë, me paqe e vendosmëri, për të sjellë ndryshimin masivisht në kutët e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë, vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, për fitoren më të thellë të Vlorës e mbarë Shqipërisë. Fitore që do i takojë çdo shqiptari, çdo të riu e të reje. Do i takojë edhe socialistëve kokëulur të Vlorës e Shqipërisë. Vëllezërit e motrat që do të çlirohen nga banda që ka marrë peng vendin. Votoni dhe ju si shumica dërrmuese numrin 9. Për Vlorën, për Shqipërinë si gjithë Europa, bashkë për ndryshim, Vlora fiton, Shqipëria fiton.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *