Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Strukturat e PD-së nuk janë armatosur, ngjarjen e Elbasanit ta zbardhë drejtësia


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Open” deklaroi se asnjë anëtar i strukturave të PD-së nuk është i armatosur.

Deklaratën Basha e bëri duke komentuar ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Debati:

Mentor Kikia: PD ka ngritur një strukturë me njerëz aktivistë që i quajtur grupe për mbrojtjen e votës, çfarë statusi kanë dhe me çfarë të drejte dalin dhe luftojnë krimin elektoral? A jemi në një kushte të një konflikti civil ku mbështetës të PS përplasen me atë të PD.

Basha: Asnjë anëtar i strukturave të PD nuk është i armatosur. Personi në fjalë ka një armë të licencuar. Drejtësia do ta zbardh pas 25 prillit, sepse po të kishte vepruar drejtësia para nuk do të kishte ndodhur. Pas 25 prillit prokuroria dhe policia do të bëjnë detyrën e tyre.

Cila është detyra e një qytetari kur sheh një grua duke u dhunuar. Është penalisht e dënueshme që sheh një krim, të mos bëj asgjë, është detyrë e një qytetari të bëjë gjithçka për të parandaluar një krim, apo të njoftojë autoritet. Kjo ka ndodhur në Dibër sot dhe në Elbasan dje. Policia ka mbërritur para, dhe për 20 min policia nuk ka ndërhyrë, sepse janë nën thundrën e krimit. Të njëjtët oficerë policie të dhunuar nga bandat e Elbasanit. Të njëjtët policisë pas 25 prillit do të kenë mekanizmat për të goditur krimin. Statusin e çdo qytetari që ka për detyrë të raportojë një krim që ndodh.

Kikia: Ai ishte në një makinë me aktivistë të PD dhe i preu rrugën një tjetër makine. Ky person çfarë statusi kishte?

Basha: PD nuk punëson, ka një administratë të kufizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *