Vendosni fjalën kyçe....

Becchetti flet për gjyqin e fituar ndaj Shqipërisë: Qeveria ndërmori fushatë politike kundër meje, Rama do i paguajë 150 milionë euro


Francesco Becchetti ka folur për herë të parë për gjyqin e fituar kundër qeverisë shqiptare.

Në një intervistë për Syri TV, Becchetti ka thënë se arsyeja e heshtjes së tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë vetëm respekti ndaj vendimit gjyqësor. Becchetti tha se në një total bashkë me shpenzimet e gjyqit, Rama do të duhet të paguajë me paratë e taksave të shqiptarëve rreth 15 milionë euro.

Ai pretendon se Shqipëria është e bllokuar dhe nuk mund të marrë kredi nga bankat botërore, nëse nuk shlyen arbitrazhi.

I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Becchetti tha se Rama vijon të shkelë ende ligjin.

Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndërmjet shpërdorimit të kompetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro.Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë.

Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të paguajë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë” – tha Becchetti ndër të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *