Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi nxjerr foto nga procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, mesazh dhe për votuesit që kanë probleme me shikimin


Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka njoftuar se sot përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për 8 qarqe, kurse nesër për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.

Ai ka ndarë për publikun dhe disa foto nga shpërndarja e tyre, ndërsa i garanton qytetarët që kanë probleme me shikimin, se çdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.

“Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.”- shkruan Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *