Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Braimllarit: Drejtori i institucionit publik në Korçë pronar i një guroreje, kam gati kallëzimin për SPAK


Kandidati i LSI-së në Korçë për deputet, Endrit Braimllari ka akuzuar kryebashkiakun Sotiraq Filo, se ka emëruar në krye të Institucionit për Shërbimet Publike në këtë bashki, pronarin e një guroreje duke rënë në konflikt interesi.

Sipas Braimllarit, kreu i gurores përdor mjetet e institucionit publik që drejton, për të marrë inerte nga gurorja e tij dhe për të shtruar asfalt elektoral në këmbim të votave të qytetarëve.

Ai thotë se ka bërë gati kallëzimin në SPAK.

“Të nderuar qytetarë, jemi në këtë komunikim me mediet për të bërë publike, disa fakte tronditëse se si Niko Peleshi, Sotiraq Filo por edhe disa drejtues të institucioneve publike po përdorin çdo institucion shtetëror në funksionin e tyre personal, jo vetëm për fushatën elektorale të Niko Peleshit por janë hapur në konflikt interesi.

Sotiraq Filo, kryetari i bashkisë së Korçës, ka në varësi të tij ndërmarrjen e shërbimeve publike. Ai ka emëruar në drejtim të saj dikë që quhet Ilirjan Dinellari, ky drejtues ka në pronësi dhe është administrator i një guroreje.

Pra edhe drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve publike në Korçë, por ndërkohë është edhe administrator i një guroreje që e shfrytëzon për inerte, ndërtim rrugësh e me radhë.

Pra këtu kemi të bëjmë hapur me një konflikt interesi.

 

Se si mundet një drejtues publik i një institucioni për shërbimet publike dhe pronar guroreje , këtu vetëm në Korçë mund të ndodhë sepse këta njerëz frymëohen nga Niko Peleshi për të shkuar në paligjshmëri. Pra Niko Peleshi I kapur në ankth dhe në makth  i ka detyruar të gjithë këto të shkojnë në paligjshmëri dhe u ka bërë gati qelitë e burgut.

Ai përdor automjetet e bashkisë në pronësi të kësaj ndërmarrjeve, hyn dhe merr gurtore, merr inerte dhe i shërben Niko Peleshit e Sotiraq Filos dhe me këto mashtrojnë qytetarët duke shtruar asphalt elektoral.

Pra kemi të bëjmë hapur me një shkelje të ligjit, kemi një kallëzim tjetër për t’iu drejtuar SPAK-ut.”- deklaroi Braimllari.

Ai u bëri thirrje Peleshit dhe Filos të ndalin abuzimet se sipas tij “janë të gjithë për të shkuar në burg”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *