Kandidati i LSI-së në Berat, Ardit Çela ka folur për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Poliçan, ku u dhunua anëtari i kësaj force politike, Luan Tare.
I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në televizionin “News 24”, Çela tha se dhunuesit e Tares janë nipi dhe vëllai i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Çela thotë se prej muajsh Tare kërcënohej të linte LSI-në, por ai i paralajmëron se përgjigjen do e marrin menjëherë pas 25 prillit.
Kandidati për deputet pati ankesa edhe për punonjësit e qendrës shëndetësore të Poliçanit, të cilët nuk i dhanë as ambulancë Luan Tares për ta transportuar për mjekim të specializuar në spitalin Rajonal të Beratit, nga ku më pas u dërgua në Tiranë.
“Dje ndodhi një atk kriminal në Poliçan, që qëlluan Luan Tare me sende të forta prej 15 vetash, këto janë deklarimet në OPGJ të Poliçanit. Akti pabesë, që do ndëshkohet pas 25 prillit.
Në deklarimet e Tares, nipi i kryebashkiakut dhe vëllai e goditën, në kokë, trup, pjesë të trupit duke i sjellë probleme për shëndetin.
As ambulancë nuk i dhanë punonjësit e qendrës shëndetësore. Më pas u nis drejt Tiranës. Akt kriminal i pabesë, që tregon fytyrn e Rilindjes në Poliçan por gjithë Shqipërisë. Shpreh nervozizmin e Rilindjes, synon të kërcënojnë militantët apo qytetarët që mendojnë ndryshe. Është e kotë.
Banditët do e marrin përgjigjen, ftoj Prokurorinë t’i arrestojë. Në deklarimet e z.Tare dhënë përpara organeve ligjzbatuese është e qartë që prej muajsh e kërcënonin të linte LSI, dhe kur u godit i është përmendur LSI. Primitiv, tribal. Por përgjigjen e marrin më 25 prill.
Dita e votimit do jetë festë. Qytetarët do marrin masivisht. Mezi presin që qeveria të iki, vetë socialistët mezi presin të iki Rilindja. Shqipëria do të çlirohet nga kjo bandë që ka kapur dhe PS. 25 prilli do të jet ë referendum, shqiptarët do të marrin masivisht pjesë në zgjedhje.”– tha Çela.
53-vjeçari Luan Tare ka deklaruar dje se ai është rrahur nga 7 persona të Partisë Socialiste, mes tyre edhe vëllai si dhe nipi i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Në momentin kur ai është rrahur nga këta persona, ka qenë duke hyrë në pallatin e tij.