Vendosni fjalën kyçe....

Edi Paloka: Rama po mashtron shqiptarët, nuk do t’i legalizojë por do u prishë shtëpitë pas zgjedhjeve


Drejtuesi Politik i PD-së për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka është takuar sot me banorët e zonës Kodër Arapaj, duke u garantuar atyre përkushtimin e plotë si deputet për zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështuqë ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem.”- tha ai.

Gjithashtu Paloka u ndal dhe në skandalet e fundit mbi audiot e bëra publike ku Artan Lame flet mbi legalizimet që mbahen pezull deri një moment të dytë pas zgjedhjeve.

“Kryeministri urdhëron drejtorin e tij që të mashtrojë shqiptarët duke iu thënë se do t’u legalizojë shtëpitë, ndërkohë që në plan e ka për t’i prishur. I nxori fëmijët jashtë në 5 të mëngjesit me gaz lot-sjellës dhe u prishit shtëpitë. Po i them këto vetëm për të kujtuar disa nga bëmat e kësaj qeverie.”– vazhdon ai.

Paloka ftoi qytetarët që me datë 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjidhin problemet e krijuara prej qeverisjes së Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *