Vendosni fjalën kyçe....

“Është sekret hetimor” – Prokurori pyetet disa herë kush qëlloi i pari në përplasjen me armë në Elbasan


Prokurori i Elbasanit Alfred Shehu u tregua tejet i rezervuar për të dhënë informacione mbi përplasjen e ndodhur ditën e djeshme në qytet ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Gjatë konferencës për media, prokurori nuk zbuloi asnjë hollësi.

I pyetur disa herë mbi faktin se kush kishte qëlluar i pari ai tha se kjo çështje është sekret hetimor.

“Çështja është në hetim dhe dinamika e hetimit është shumë e ndërlikuar në këtë rast. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Janë sekuestruar shumë prova materiale dhe shumë telefona ku mund të gjenden më shumë prova mbi dinamikën e ngjarjes. Është hetimi që do sqarojë gjithë dinamikën. Aktualisht u informoj vetëm kaq. Janë nxjerrë dy urdhra ndalimi për veprat penale të vrasjes nga palë të ndryshme. Çështjet e hetimit janë sekret. Është hetimi që do sqarojë gjithë dinamikën.” – tha Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *