Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë tha se gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen pas.
Po kështu ajo i cilësoi si të papranueshme grupet e paautorizuara për mbrojtjen e votës që sipas saj janë pjesë e së shkuarës.
Sipas Kim kjo duhet të mbetet pas në të shkuarën dhe është e papranueshme për një vend të NATO-s që kërkon të bëhet pjesë e BE-së.
“Zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen dhe jo me të shkuarën, gjërat e tmerrshme të së shkuarës duket të lihen pas. Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo është diçka e së shkuarës, lëreni në të shkuarën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE. Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s’kanë lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të refuzojnë dhunën e të votojnë më 25 prill.” – tha ambasadorja amerikane.