Vendosni fjalën kyçe....

Kim pas takimit me Celibashin: Procesi është transparent, autoritetet të përgatitura për mbrojtjen e votës


Ambasadorja amerikane në Tiranë ka thënë sot se pret një proces paqësor e të rregullt zgjedhor.

Gjatë deklaratës së saj për mediat pas takimit me kreun e KQZ-së, Celibashi, Kim tha se procesi deri tani është transparent dhe se autoritetet janë të përgatitura për mbrojtjen e votës.

“Të gjithë presim një proces paqësor e të rregullt zgjedhor, ku e drejta e qytetarëe shqiptarë për të shprehur verdiktin e tyre me votë është e garantuar. Ka një proces transparent që po zhvillohet dhe autoritetet janë të përgatitura për të mbrojtur votën. Miqtë tuaj ndërkombëtar janë këtu për t’u siguruar për këtë proces. Unë do të jem pjesë e një prej grupeve të 25 grupeve që SHBA ka këtu për zgjedhjet e 25 prillit dhe do monitorojmë votimin, numërimin dhe certifikimin e rezultatit.” – tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *