Vendosni fjalën kyçe....

Meta del në konferencë me personazhin e videos: Topuzi ka ngritur padi në SPAK, Rama përgjegjës për tensionimin e situatës


Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për gazetarët sëbashku me Ramazan Topuzin, personin që shfaqet në një video bashkë me Kreun e Shtetit, të cilin kryeministri Edi Rama e quajti subjekt të OFL-së.

Meta dha detaje për takimin e tij me Topozin në një lokal në Gjirin e Lalëzit.

Presidenti thotë se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, ndërsa akuzon kryemistrin si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij.
Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se di që Pres është poliagjent i vjetër.
Ramazan Topuzi, jemi në lokali ne Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.
Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin.”- deklaroi Meta.

Ky reagim i Metës vjen pasi nëpër mediat online pranë qeverisë, kanë qarkulluar pamje të tij i ulur në një lokal në Gjirin e Lalëzit me kapuç në kokë.

Këtë foto e kishte komentuar kryeministri Edi Rama gjatë takimeve të tij elektorale, ku shprehej se presidenti takohet fshehurazi me persona që janë subjekte të OFL-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *