Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Rama


Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në televizionin ‘6+1’ në Vlorë, edhe për incidentin e djeshëm tragjik në Elbasan, ku tha se gjithçka u stis nga Rama dhe se Struktura e Mbrojtjes së Votës është e drejtë legjitime e opozitës.

Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi.

Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejte legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani në vend që tv ishte sot në burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale të Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve.

Për këtë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do të ndëshkohet në mënyrën më shembullore mv 25 Prill”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *