Në konferencën e Jashtëzakonshme për mediet, presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, ku sipas tij policët po përdoren për të blerë votat në Shkodër.
Në këtë klip tregohen disa persona të cilët orientohen nga të tjerë se si duhet të votojnë në 25 prill.
“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici.”- Meta.
Au u ndal pak edhe për blerjen e votave në Durrës.
“Këto lekë i duhen bandës për të blerë votat e LSI, sepse LSI është problemi, sepse LSI rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i bien aq më lart shkon. Ky është shqetësimi i Ramës, që në vend ti thotë drejtësisë vepro, i merr në mbrojtje.”- shprehet ai.