Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon skemën: Tre bandat e blerjes së votave në Durrës, Lefter Koka një nga kapot


Në një konferencë për mediet, presidenti Ilir Meta ka publikuar një skemë sipas të cilit tregon bandat e blerjes së votave në qarkun e Durrësit.

Sipas tij janë tre kapo bandash, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Ardit Çela si dhe ish-ministri Lefter Koka.

“Pse ka tension në Durrës, sepse Durrësi i urren bandat. Qytetaria durrsake nuk i duron dot dhe në Durrës janë tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët e Durësit për t’i dhunuar.

Dy banda të njohura, Vangjush Dako i bandës së Shijakut dhe të Durrësit që vazhdon edhe sot e kësaj dite blen vota me ndihmën e Policisë, Ard Çela i OSHE-së që e dinë të gjithë këtë në Durrës. E ka vendin në burg bashkë me të parin. Dhe i treti që duhej të kishte qenë në burg por SPAK-u s’ka patur kohë të merrej me këtë çështje dhe pse i ka patur të gjitha paditë është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë dhe gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-në që e bëri ministër atë dhe që këta të tjerët mbetën 8 vjet pa punë kur ishte ai ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë bandën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe djalin e tij që del dhe me pistoletë pa leje e vete shtëpi më shtëpi, bashkë me persona në kërkim e bashkë me të tjerë që janë liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës.”– shprehet Meta.

Ai tregon edhe një skemë tjetër, ku tregon kompanitë që sipas tij bëjnë miliarda lekë me veprime korruptive që të blejnë vota për Edi Ramën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *