Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet penalisht ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, dhunoi një person se dyshonte që po shpërndante ushqime për fushatë


Është proceduar penalisht ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, pasi akuzohet se ka dhunuar një 36-vjeçar, për shkak se pretendonte se shpërndante ushqime për fushatë.

Incidenti ka ndodhur në Vaqarr, ku Hoxha i ka bllokuar rrugën mjetit, në të cilin udhëtonte 36-vjeçari Bledar Goga.

Rasti është bërë publik fillimisht nga administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta i cili shprehet se ushqimet po shpërndaheshin për shtrimin e një iftari për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr.

 “100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe ‘krushqit e tjerë të inatosur’ të shpurës së dhëndrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpëndarjen e ushqimit.”– tha dje Myrta.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike pretendonte se në mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës. Hoxha u konfliktua me 36-vjeçarin Goga duke e goditur me grusht. Materialet u referuan në Prokurori si për dhunën e ushtruar nga Florenc Hoxha, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *