Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin e shënuar një ditë më parë në Vaqarr, ku policia procedoi ish-kreun e Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, i cili së bashku me pjesëtarë të PD-së ndaluan një makinë që ata dyshonin se shpërndante ushqime në këmbim të votave.
Por Rama thotë se kjo është ‘një çmenduri të padëgjuar’ pasi ata anë ndaluar me dhunë disa iftarë të organizuar në këtë njësi administrative.
Au u bën thirrje qytetarëve për qetësi, durim dhe besim.
“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve.”- shkruan Rama.