Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Shqiptarët janë lodhur nga qeverisja e këtyre tetë viteve, na duhet një qeverisje normale


Drejtori i fushatës së PD-së Alfred Rushaj,në emisionin “Real Story” deklaroi se shqiptarët janë lodhur nga qeverisja e këtyre tetë viteve dhe e gjitha ajo që duan sipas tij, është një Shqipëri normale, e cila do të ofrohet përmes Lulzim Bashës.

Shqiptarët duhet ta votojnë PD për normalitetin. Nëse unë do të isha pjesë e qytetarit, do të shikoja në këtë kakofoni gjërash kush është njeriu normal, kush është ai që unë jam.

Ajo që Basha ka treguar këto kohë është se si do të jemi ne në qeverisje, ne do të jemi normal. Kur je njeri normal mendoj që një lider normal, e kufizon pushtetin e vet, konsultohet me punëtorët, kështu është në çdo sektor të jetës. Arma jonë më e fortë është të qenit normal. Unë besoj që të thuash diku në BE që unë jam normal, ai thotë ku është lajmi këtu.

Për fat të keq këtu tek ne bën lajm. Por mendoj që Basha do të jetë një lider normal e qeverisje normale dhe do të garantojë gjërat që thotë. Kur ka dhënë një ofertë politike më parë ai ka thënë këto janë angazhimet e mia politike. Pas 8 vitesh shqiptarët duan këtë garanci, tek politika ka rënë besimi, por duhet kjo garanci. Ai thotë nëse nuk plotësoj këto, nuk garoj një mandat të dytë.

Unë punën në terren s’e kam pasur kaq intensive. Është e jashtëzakonshme të shkosh tek një familje dhe të thotë atë legalizimin mër burrë, kam merak se më lenë në rrugë të madhe. Të mbash var 100 mijë familje në Shqipëri, t’i thuash do rregullohet dhe më pas t’ia prishësh shtëpinë, të bësh politikë me kokën e tjetrit, është e pamoralshme”- tha Rushaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *