Vendosni fjalën kyçe....

Skaneri e nxori me fraktura në kokë, anëtari i dhunuar i LSI-së dërgohet me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë


Zbulohen të tjera detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të anëtarit të LSI-së në Poliçan, që u rrah mbrëmjen e kaluar nga 7 persona që ishin pjesë e PS-së.

Sipas “Balkanweb”, Luan Tare (Pitikoja) ka pësuar dëmtime të forta në kokë. Ai fillimisht ishte dërguar në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Polican, ku mori mjekimin e pare. Mirëpo gjendja e tij po përkeqësohej dhe familjarët e tij kishin kërkuar mjekin më të specializuar dhe donin ta transportonin me ambulancë në spitalin e Beratit.

Mirëpo mjekja në këtë qendër shëndetësore ka refuzuar duke thënë se Tare ka marrë vetëm një hematomë të lehtë në krahun e majtë por nuk ka shembje të brendshme, përderisa orientohej në kohë dhe hapësirë dhe përderisa nuk kishte të vjella.

Familjarët të shqetësuar e transportuan gjithsesi me mjete private në Berat, ku pas skanerit, rezultoi me frakturë në kokë. Mjekët e Spitalit Rajonal të Beratit për këtë arsye e transportuan atë në Spitalin e Traumës.

53-vjeçari ka deklaruar dje se ai është rrahur nga 7 persona të Partisë Socialiste, mes tyre edhe vëllai si dhe nipi i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Në momentin kur ai është rrahur nga këta persona, ka qenë duke hyrë në pallatin e tij.

Ai pretendon se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2-muajve të fundit nga anëtarët e PS-së në Poliçan për të hequr dorë nga LSI-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *