Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, dalin pamjet si Rudolf Nikolli ndjek dhe gjuan me besimtarët


Kanë dalë pamjet e sulmit me thikë në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë.

Top Channel ka publikuar videon teksa Rudolf Nikolli qëllon me thikë një të pranishëm në rrugë afër xhamisë dhe më pas hyn në objektin e kultit duke sulmuar edhe persona të tjera brenda saj.

Nga sulmi me thikë, mbetën të plagosur gjashtë persona, një prej të cilëve ishte edhe menaxheri i xhamisë.

Në dëshminë e tij në polici, Nikolli tha: “Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Një nga të plagosurit nga sulmi i Nikollit trego ngjarjen për Top Channe se si ai plagosi me radhë personat e ndodhur në vendin ngjarjen.

Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë. Në atë moment, pasi plagosi atë erdhi plagosi edhe një tjetër, një punonjës që ishte aty. Nga aty erdhi plagosi edhe kolegun e punës. Pastaj hyri brenda, ishin ulur edhe aty brenda. Në atë moment bërtiti ky kolegu im, kujdesuni se ka thikë në dorë. Në ato momente, ne u larguam kurse ai djali mbeti aty se nuk e dëgjoi mirë dhe shkoi e goditi në pjesën e këmbës këtu. Pastaj ai doli jashtë.

Pasi e plagosi, tentoi të dilte jashtë dhe të ikte. Mori një biçikletë, aty pranë, katër-pesë metra larg xhamisë dhe aty ne e ndoqëm nga mbrapa për ta ndaluar. Në atë moment, e ndaluam, u grumbulluan edhe njerëzit. Erdhi edhe policia edhe e arrestuan”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *