Vendosni fjalën kyçe....

Transparency International: Të hetohet nëse PS-ja ka përfituar nga përdorimi i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve


Transparency International i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë nëse partia në pushtet i ka marrë të dhënat personale të votuesve në Tiranë nga regjistrat qeveritarë

Sipas CEO-së së sekretariatit të TI-së, Daniel Eriksson, prokuroria duhet të përcaktojë nëse partia në pushtet ka abuzuar me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Daniel Eriksson, ka thënë se vitet e fundit është vërejtur një trend alarmues i shfrytëzimit të të dhënave personale për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Nëse provohen akuzat se partia në pushtet në Shqipëri ka zhvilluar një databazë të përfituar në mënyrë të paligjshme me informacion personal e privat për 910 mijë qytetarë do të përbënin jo vetëm dhunim të të dhënave por edhe dhunim të besimit të publikut. Një hetim i paanshëm do të kishte qenë në gjendje të përcaktonte shumë shpejt nëse partia i përfitoi të dhënat personale të qytetarëve nga burime qeveritare. Është e pakonceptueshme që zyrtarët e qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre.” – tha Eriksson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *