Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në mbyllje të fushatës në kryeqytet ka thënë se vota është më e fuqishme se plumbat.
Veliaj thotë në një intervistë për rubrikën “Opinion” se më mirë të shkërmoqet LSI-a se të digjet Shqipëria.
“Vota është më e fuqishme se plumbat. Të gjithë qytetarët që në vend të patllakes kanë votën, duhet të jetë era Evropë në Tiranë për të votuar PS.
Sepse ne jemi më të mirët në vend. Sali Berisha këtë vit mbush moshën e Enver Hoxhës.
Për të gjitha këto arsye më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria, ti japim një dorë Edit, që ai të zhvillojë Tiranën tonë”-u shpreh Veliaj.