Vendosni fjalën kyçe....

Veliu për përplasjen në Elbasan: Policia s’duhet përbaltur, duhet mbështetur nga të gjitha palët që të bëjë detyrën ligjore


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e  rëndë të ditës së djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe ku u plagosën katër persona të tjerë.

Veliu tha se policia ka sakrifikuar dhe se ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët për të ërë detyrën që i ngarkon ligji.

Ai nuk dha shumë hollësi lidhur mbi faktin se kush kishte qëlluar i pari duke thënë se ishte sekret hetimor të cilin mund ta zbulonin prokurorët në rast se kjo gjë nuk dëmtonte sekretin hetimor.

“Policia nuk ka nevojë të përbaltet, të kërcënohet apo intimidohet pasi ka sakrifikuar më shumë se gjithë të tjerët. Ajo i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe të qetë. Policia ka nevjoë të mbështetet nga të gjitha palët që të bëjë detyrën që i ngarkon ligji dhe vetëm ligji.” – tha ndër të tjera Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *