Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama ka mashtruar shqiptarët me legalizimet, do  votën pastaj do ju prishë shtëpitë, më 25 prill votoni ndryshimin


Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë Albana Vokshi u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht PD-në e numrin 9 të dielën, më 25 prill.

Gjatë një takimi me banorët e strukturat e PD-së në Laprakë, ajo theksoi se kryeministri Rama i ka mashtruar qytetarët për sa u përket legalizimeve duke cekur audiopërgjimin e para pak ditëve të kreut të Kadastrës, Artan Lame.

Po kështu ajo u bëri thirrje strukturave të PD-së që ditët që kanë mbetur të kontaktojnë këdo për t’i bindur që të dalin të votojnë më 25 prill.

“Edi Rama e kishte thënë qartë: 100 mijë banesa të mbahen pezull dhe të mashtrohen shqiptarët. Por një banesë ka 4-10 vota, pra më shumë se 400 mijë vota për të marrë me mashtrim vetëm nga legalizimet dhe pas zgjedhjeve do t’ua prishin shtëpitë. Ai nuk ka plan të bëjë legalizimin e shtëpive tuaja, prandaj nuk e ka bërë 8 vjet dhe po ju mashtron sërish. Vota masive është humbje e thellë për Edi Ramën, është fitore e thellë për PD. Këto ditë që kanë mbetur, komunikoni me këdo, që në 25 të votojnë numrin 9.” – tha ndër të tjera Vokshi gjatë takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *