Kreu i PD-së i ka bërë thirrje administratës e nëpunësve publikë që të mos kenë frikë po të dalin e të votojnë masivisht për ndryshimin.
Në një videomesazh të shkëputur nga prania e tij mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’, kryedemokrati thekson se i vetmi ndryshim për të cilën administrata do votojë është largimi i atyre që i kanë përdorur këto tetë vite dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit e mundësisë për t’i shërbyer ligjit e qytetarëve.
“Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. Shqipëria FITON.” – shkruan Basha në Facebook.