Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në spitalin ku trajtoheshin pacientët me Covid në Indi, 13 të vdekur


Të paktën 13 pacientë kanë humbur jetën në Indi, pasi një zjarr shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali që trajtonte pacientët me Covid pranë qytetit të Mumbait.

Zjarri shpërtheu herët të Premten dhe u shua me ndihmën e zjarrfikësve, shkruan BBC. Katër nga pacientët e mbijetuar, janë zhvendosur në spitalet pranë.

Incidenti vjen në mes të një vale të dytë vdekjeprurëse të infeksioneve në Indi. Mbetet e paqartë se si filloi zjarri, në spitalin Vijay Vallabh.

Kryeministri Narendra Modi ka ofruar ngushëllime në “Twitter” duke e quajtur incidentin tragjik.

“Zjarri në një spital të COVID-19 në Virar është tragjik. Ngushëllime për ata që humbën të dashurit e tyre. Shërim të shpejtë për të dëmtuarit.”– shkruan Modi.

Të Premten India regjistroi 332.730 raste me koronavirus, numri më i lartë një ditor i parë kudo në botë për të dytën ditë me radhë. Vdekjet ditore nga Covid-19 u rritën me një rekord 2,263 persona në 24 orët e mëparshme.

Numri në rritje i rasteve me Covid ka rezultuar në një krizë të thelluar të kujdesit shëndetësor që ka kapur disa shtete të Indisë. Situata ka sjellë një mbingarkesë në spitale, duke krijuar një mungesë kritike të oksigjenit, shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv dhe ventilatorëve.

Modi do të zhvillojë sot takime me kryeministrat e shteteve më të prekura dhe prodhuesit e oksigjenit.

Gjykata e lartë e Indisë i ka kërkuar qeverisë qendrore një plan kombëtar deri të Premten, për forcimin e furnizimit me oksigjen, ilaçe, kura dhe vaksina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *