Gazeta holandeze de Volkskrant ka shkruar për databazën me të dhënat personale dhe pikëpamjet politike që mendohet se posedohet nga Partia Socialiste e cila “patronazhon” votuesit.
“Big Brother në Shqipëri: një databazë e mbushur me të dhëna private qëndron tek partia qeveritare”-shkruan gazeta holandeze.
Në shkrim kjo gazetë thotë se personeli diplomatik i ambasadës holandeze ka shprehur shqetësim se të dhënat e tyre ndodhen në këtë databazë, duke zituar një burim nga Ministria e Jashtme e këtij shteti.
“Ministria Jashtme e Holandës ka pranuar që të dhënat konfidenciale të personelit të saj në ambasadë janë përfshirë në listën dhe thotë që ekzistenca e databasit është “shqetësuese”. “Punonjësit e ambasadës kanë bërë ose do bëjnë denoncim për këtë”, thotë një zëdhënës. Holanda thotë, se bashkë me vende të tjera të BE-së dhe me delegacionin e BE-së, po e ndjek nga afër çështjen”-shkruhet në gazetë.