Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo i dyshuar do ta pësojë si ai i Elbasanit”- Xhelal Mziu: Jam penduar thellë, e kisha për shkak të emocioneve të momentit (VIDEO)


Kandidati për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu ka publikuar një videomesazh përmes të cilit shfaq pendesë dhe kërkon falje, për deklaratat që ka bërë ditën e djeshme gjatë një takimi elektoral, kur tha se ccdo i dyshuar për blerje votash “do ta pësojë si ai i Elbasanit”.

Mziu thotë se është penduar dhe se komentin e djeshëm e ka bërë për shkak të emocioneve të forta që po përjetonte në miting. Por thekson se është kundra dhunës.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.”- shprehet Mziu.

 

Kjo kërkesë faljeje vjen pasi ditën e djeshme gjatë një takimi elektoral, Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë për çdo rast të tentativës së blerjes së votës. Por në një moment nuk e përmbajti dot veten dhe shtoi: “Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit.”

Një deklaratë shumë e rëndë që vjen vetëm dy ditë pas incidentit të rëndë që ndodhi në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, Pjerin Xhuvani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *