Një qytetar ka pohuar se Kelmend Xhaferri, i cili është në kërkim nga policia për përplasjen me armë në Elbasan po mjekohet në një spital privat në Tiranë bashkë me Suel Çelën.
Sipas denoncuesit, dy personat në fjalë mbetën të plagosur nga përplasja me armë dhe u dërguan fillimisht në Labinot, te ndërmarrja e Gjergj Lucës, më pas ata janë sjellë në Tiranë pasi gjendja e tyre është përkeqësuar.
Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.
“Krimenelët Suel Çela dhe Kelmend Xhaferi mjekohen në një spital privat në Tiranë! Rama ka urdhëruar sjelljen e tyre nga Labinoti për mjekim në Tiranë. Sb
Pershendetje dr Kam inf qe Suel Cela dhe kel Cami kane mbetur te plagosur ne shkembimin e zjarrit ne Elbasan. Ata nga vendi iu ngjarjes policia jo ne spital si te plagosurit e tjere sepse jane ne kërkim, por i ka transportuar ne Labinat te ndermarrja e Gjergji Luces. Duket se gjendja e tyrr eshte perkeqesuar dhe po ate mbasdite me urdher direkt te Rames dhe nen kujdesin e Taulant Bego Yaris ata jane transopertuar te shoqeruar edhe nga Policia per mjekim ne nje spital privat ne Tr.” – shkruhet në denoncimin e publikuar.