Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Administrative shpall moskompetencën për ankimimin e LSI-së për karantinën 2-javore


Gjykata Administrative ka shpallur mos-kompetencën për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me masën e vendosur nga qeveria për karantinimin e emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia.

Mësohet se Gjykata Administrative e ka kaluar çështjen në Apel, i cili me shumë gjasa do e kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor. Ky ka qenë vendimi i gjyqtarit Avni Sejdi.

Pak ditë më parë LSI dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Administrative të Tiranës për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që vendosën karantinim dy javor për emigrantët, me pretendimin se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

Kjo pasi shtetasit e kthyer nga këto vende, nuk do të munden kështu të votojnë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së 25 Prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *