Zbardhet dëshmia në polici e Denis Gjolit, personit që u kap ditën e djeshme me një shumë parash në makinë në Maqellarë, pasi ishte ndaluar nga eksponentë të Partisë Demokratike me dyshimin se ato ishin para për blerjen e votave.
“Sipas televizionit “News 24”, juristi i Bashkisë së Bulqizës, i ka mohuar akuzat se paratë i kishte për të blerë votat e qytetarëve, por pretendon se ia kishte marrë hua një të afërmi nga Durrësi, për nevoja familjare.
Deklarimet e Gjolit përputhen me ato të të afërmit të tij nga Durrësi, i cili pretendon të njëjtën gjë.
Makina e Gjolit në Maqellarë, u ndalua ditën e djeshme nga disa mbështetës dhe anëtarë të PD-së, të cilët dyshonin se ai do shpërndante para në këmbim të votës për PS-në.
Pas mbërritjes së policisë, u vërtetua se brenda në makinë Gjoli kishte 5 milionë lekë.