Plot 77 të burgosur në një burg të sigurisë maksimale në SHBA po monitorohen për efektet anësore, pasi u është dhënë pa dashje 6-fishi i dozës normale të vaksinës së Pfizer-BioNTech.
Gabimi u bë nga dy infermierë të burgut që ndodhet në Ioëa. Incidenti ndodhi të martën, duke çuar në një pauzë të vaksinimeve në burg pasi dy stafet u vendosën në pushim të përkohshëm, shkruan RT.
Zëdhënësi i Departamentit të Korrektimeve në Iowa, Cord Overton tha se shumica e të burgosurve të prekur kishin vetëm simptoma të vogla si ato që shkaktonte edhe doza normale të vaksinës, të tilla si dhimbje krahësh dhe dhimbje trupi. Të paktën një i burgosur pësoi ethe, e cila ishte e shërueshme me Tylenol.
Zyrtarët e burgut kërkuan udhëzime nga ekspertët mjekësore në CDC, nga kompania Pfizer dhe Universiteti i Iowa-s, të cilët rekomanduan që të burgosurit të monitoroheshin për të paktën 48 orë.
Kimberly Koehlhoeffer, nëna e një të burgosuri, tha se djali i saj dhe disa të burgosur të tjerë kishin patur edhe reagime të tjera, të tilla si përzierje dhe dehidrim të rëndë.
Vaksina e Pfizer-BioNTech vjen e ngrirë dhe paketohet në formë të koncentruar, kështu që hollohet me kripë para se të kryhen vaksinimet. Zyrtarët shtetërorë nuk dhanë një shpjegim specifik se si të burgosurit u mbidozuan, por është e mundur që gjilpërat të jenë bërë pa u holluar vaksina.