Vendosni fjalën kyçe....

Këllici denoncon: Aktivistja e PS-së u kërkoi kartat e identitetit banorëvë ne Kombinat duke u premtuar lekë (Video)


Kandidati i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër rast të blerjes së votës në Kombinat.

Ai shkruan se aktivistja e PS-së u kap në rrugën ‘Llazar Xhajanka’ duke u kërkuar banorëve të dorëzojnë të dhënat personale të letërnjoftimit me premtimin se nesër do marrin paratë.

Sipas demokratit, një prej banorëve kërkoi ta ndalojë por gruaja në fjalë kishte ikur me shpejtësi.

“Kjo aktiviste e PS u kap në flagrancë në rrugën “Llazar Xhajanka” në ish Kombinatin Tekstil, teksa u kërkonte banorëve të dorëzonin të dhënat personale të letërnjoftimit, me premtimin se nesër u shkojnë paratë te dera. Denoncimi erdhi tani përmes kontakteve që ju kam vendosur në dispozicion. Një prej banorëve i kërkoi të ndalej por patronazhistja e Ramës ia mbathi me të katra, e vetëdijshme për veprimin e saj të paligjshëm. I them Ramës dhe patronazhistëve të tij, se votës së shqiptarëve i merrni të keqen! Do ju çojmë përpara drejtësisë!” – shkruan Këlliçi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *